image Paknaqësi në Vetëvendosje rreth listës për deputetë

Kosovë

Gjilan/ Paknaqësi në Vetëvendosje rreth listës për deputetë

news image

Derisa po afrohet koha për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës në KQZ, partitë politike veçse kani fililuar t’i përpilojnë listat e tyre nëpër degët kryesore.

Por jo të pakta janë paknaqësitë që burojnë në degët e subjekteve politike sa herë që hartohen listat garuese për deputetë. Dega e Lëvizjes Vetëvenodjse në Gjilan sot pritet të votojë për emrat e kandidatëve për deputetë nga kjo komunë. Sipas burimeve në listën garuese nga Gjilani për deputetë të Vetëvendosjes do të jenë sërish Smajl e Sami Kurteshi, Hydajet Hyseni dhe disa emra të tjerë, shkruan Sinjali.

Kjo ka ngjallur reagimin e një aktivisti të Vetëvendosjes. Agron Hyseni në profilin e tij në Facebook ka kërkuar që të shikohet me kujdes së kush dërgohet si emër për kandidat për deputet. Ai ka këshilluar që ata që nuk jetojnë në Gjilan të mos zgjedhen kandidatë.

Postimi i plotë i Agron Hysenit në Facebook:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2522146234682678&id=100006619785289