Në sheshin ‘Skenderbeu’ të Prishtinës, policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore për posedim të narkotikëve.
Pas kontrollit, atij i janë gjetur katër qese të vogla marihuanë.
Policia njofton se pas intervistimit i njëjti është liruar.
“Sheshi Skënderbeu, Prishtinë 01.01.2020-01:30. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull janë gjetur dhe konfiskuar 4 (katër) qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/