image Pak maska, aspak distancë, kështu presin qytetarët para Qendrës për Punë Sociale në Prizren

Kosovë

Pak maska, aspak distancë, kështu presin qytetarët para Qendrës për Punë Sociale në Prizren

news image

Radhë njerëzish janë parë sot rreth orës 10:30 para Qendrës për Punë Sociale në Prizren.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi ku shihen qytetarë të grumbulluar para kësaj qendre.

Distanca e rekomanduar nga institucionet shëndetësore nuk është mbajtur nga ata që po prisnin në rend për të hyrë brenda, ndërsa në foto shihet se disa prej tyre nuk mbanin as maska.

Grumbullimet e tilla janë gjithashtu të ndaluara me vendim të Qeverisë, që specifikon se nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në një vend. /Gazeta Sinjali