image Paga minimale, Kosova dhe Shqipëria në nivelin më të ulët në rajon

Rajon

Paga minimale, Kosova dhe Shqipëria në nivelin më të ulët në rajon

news image

Shqipëria është vendi i dytë në rajon me nivelin më të ulët të pagës minimale, duke lënë pas vetëm Kosovën. Sipas të dhënave të Institutit Europian të Statistikave paga minimale bruto në Shqipëri vlerësohet në 213 euro. Janë mbi 320 mijë persona ose 26% e totalit të të punësuarve që deklarohen në tatime me pagën minimale, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, vendi që i paguan më pak punonjësit në rajon është Kosova. Paga minimale bruto në këtë vend varion nga 130 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Ndërkaq sipas të dhënave të Eurostat, në Maqedoninë e Veriut, paga minimale bruto është 282 euro dhe në Mal të Zi 331 euro. Paga më e lartë minimale në rajon është në Serbi, me 343 euro. Krahasuar me vende e Bashkimit Europian.

Megjithatë, ekspertët e shohin me skepticizëm skemën e re të qeverisë, pasi sipas tyre synon të kompensojë rënien e të ardhurave në skemën e sigurimeve shoqërore, pagat minimale në vendet e Ballkanit janë ndjeshëm më të ulëta. /Gazeta Sinjali/