Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, rezultatet e përfundimtare të publikuara sot nga KQZ i ka quajtur të manipuluara dhe që nuk e paraqesin vullnetin e popullit të Kosovës.
Sipas tij, përfshirja në numërimin e votave nga Serbia është një skandal dhe një gabim historik.
Ai ka paralajmëruar se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore, sipas tij, për të parandaluar këtë gabim të rëndë për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Koalicioni Nisma-AKR-PD, nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor. /Gazeta Sinjali/