image Pacolli publikon fotografitë e vëllezërve nga Gjilani që vdiqën në Shqipëri

Kosovë

Tragjedi/ Pacolli publikon fotografitë e vëllezërve nga Gjilani që vdiqën në Shqipëri

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se dy persona nga Gjilani janë viktima nga tërmeti i sotëm në Shqipëri.

Pacolli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kosovarëve, në postimin e tij ai ka publikuar edhe fotografitë e tyre.

“Shemsedin dhe Isa Abazi, dy vëllezër nga Gjilani janë dy nga viktimat e sotme. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Abazi. Ne ndajmë dhimbjen tuaj!”, ka shkruar Pacolli.

Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 18, lëndime kanë pësuar rreth 600 persona. /Gazeta Sinjali/