image Pacolli: Presidenti Thaçi nuk është në gjendje të mirë mendore

Kosovë

Pacolli: Presidenti Thaçi nuk është në gjendje të mirë mendore

news image

Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjithmonë reagon kur ”VV ja prish planet” dhe i sulmon këta të fundit.

Sipas saj, presidenti tani për tani duket se nuk është në gjendje të mirë mendore.

“Nuk është e cuditshme që presidenti reagoi. Sa herë që VV ja prish planet ai reagon dhe na quan kriminel. Është reagim i pamatur pasi nuk duket që ai nuk është në gjendje të mirë mendore.  Tani për tani duket se presidenti nuk është në gjendje të mirë mendore. Ai e kaloi kufirin për të shkuar në Shqipëri. Ai është dashur të i nënshtrohet masave sic do qytetar vendi. Është dashur të lajmërojë protokollin e shtetit. Nga ajo që kam lexuar në raportin e policisë ai ishte ulur në ulësen e parë. Nuk ka rregulla që lejojnë të ulen personi VIP në ulëse të parë”, tha ajo në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Të gjithë i dimë sulmet që i marrim si VV kur ua prishim planet kundër shtetit. Në të kaluarën janë munduar të na thonë se jemi organizatë terroriste”, përfundon Pacolli.