image Pacolli përshëndet vendimin e Serbisë për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar

Kosovë

Insfrastrukturë/ Pacolli përshëndet vendimin e Serbisë për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka përshëndetur vendimin e Serbisë për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar.

“Vazhdimi i ndërtimit të autostradës nga Serbia deri të kufiri me Kosovën, është një hap i madh drejt paqes në mes dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës. Mirë ka bërë qeveria serbe dhe presidenti Vuçiq me këtë ndërmarrësi dhe inkurajoj ata që në vend që të luftojnë shtetin e Kosovës të vazhdojnë me projekte të tilla”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Dje Serbia ka nënshkruar kontratën financiare 100 milionë eurosh për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar, që e lidh këtë vend fqinj me Kosovën me rrugë moderne./Sinjali/