image Pacolli për sulmin në Vjenë: Thellësisht i prekur nga kjo ngjarje që ka tronditur popullin mik austriak

Kosovë

Pacolli për sulmin në Vjenë: Thellësisht i prekur nga kjo ngjarje që ka tronditur popullin mik austriak

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar për sulmin që tronditi sonte Vjenën, ku la të paktën shtatë persona të vrarë dhe disa të plagosur, duke thënë se ky sulm duhet të dënohet në mënyrën më të ashpër, raporton Gazeta Sinjali.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se monstrat që kryejnë vepra të tilla terroriste duhet të marrin mësimet e merituara.

“Thellësisht i prekur nga kjo ngjarje që ka tronditur popullin mik austriak dhe mbarë botën. Bota duhet të unifikohet përballë rrezikut të terrorizmit. Sonte, të gjithë jemi me popullin austriak”, ka shkruar ish-presidenti i vendit. /Gazeta Sinjali/