Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, pritet që për pak minuta të mbërrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Vetura të Policisë janë parë duke e pritur Pacollin, raporton Gazeta Sinjali.
I pranishëm në pritje të Pacollit është parë edhe zyrtari i AKR-së, Rrahim Pacolli.
Deri më tash, për shkak të pandemisë, çdo person që ka aterruar në Prishtinë, nën përcjellje të Policisë së Kosovës, është dërguar për në Qendrën e Studentëve për karantinë 14 ditore, ndërsa kjo nuk dihet nëse do të ndodhë edhe me Pacollin.
Pacolli kishte kërkuar që ky rregull të mos vlejë edhe për të, por Ministria e Shëndetësisë sot ka thënë se rregullat janë të njëjta për të gjithë. /Gazeta Sinjali/