image Pacolli ishte në Nairobi, në inaugurimin e Presidentit të Kenisë u lënduan së paku 60 veta

Botë

Pacolli ishte në Nairobi, në inaugurimin e Presidentit të Kenisë u lënduan së paku 60 veta

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kenyas, William Smoei Ruto.

Por, në këtë inaugurim, që ishte i pranishëm edhe Pacolli u lënduan së paku 60 veta, pasi një turmë e madhe hynë me forcë në stadiumin e mbushur plot. Sipas agjencisë së lajmeve, AP News, njerëzit u përpoqën të shmangnin forcat e sigurisë me shkopinj. 

Madje, sipas raportimeve një gardh i madh ra mbi të pranishmit, kjo pasi njerëzit që hynë me forcë e shtynë atë.

Ndryshe, William Ruto u betua si president i Kenias, të martën pasi fitoi zgjedhjet e 9 gushtit në demokracinë më të qëndrueshme të Afrikës Lindore.

55-vjeçari Ruto kishte qenë zëvendës i presidentit në largim, Uhuru Kenyatta, por pas një mosmarrëveshje, të dy nuk flisnin me njëri-tjetrin për disa muaj.

Sot, kur Kenyatta ia dorëzoi pushtetin Rutos, ata i shtrënguan duart me njër-tjetrin, kjo i pëlqeu publikut shumë, sa që filluan të brohoriturat në stadium.

/GazetaSinjali/