Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij Facebook, ka kritikuar kryeministrin Kurti që sipas tij deri tash ishte kryeministër vetëm i VV-së
Pacolli ka kërkuar nga Kurti që të veprojë si kryeministër i gjithë qytetarëve të Kosovës.
Deputeti Pacolli, tha se Kosovës i nevojitet unitet gjithpërfshirës
Ky është postimi i tij i plotë. Sot, në ditën e dytë të vitit 2023, shprehi dëshirën time kryesore: Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij të ndryshojnë kurs dhe të konsiderojnë vetën e të veprojnë edhe si Kryeministër dhe Qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe, jo si deri më tani si Kryeministër e qeveri vetëm e VV-së. Kosovës i nevojitet unitet gjithëpërfshirës!