image Pacolli: BE-ja duhet ta respektojë Kosovën si shtet dhe të jetë më neutrale në negociata

Politikë

Pacolli: BE-ja duhet ta respektojë Kosovën si shtet dhe të jetë më neutrale në negociata

news image

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas dështimit të Kosovës dhe Serbisë për ta arritur një marrëveshje në Bruksel.

Ai ka thënë se BE duhet ta respektojë Kosovën minimalisht si shtet duke marrë pozicion neutral në negociata.

“BE-ja duhet së paku minimalisht ta respektojë Kosovën si shtet dhe të jetë më neutrale në negociata. Rezultati i sotëm në Bruksel është si pasojë e kësaj. Dialogu nuk mund të vazhdojnë përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Pacolli ka thënë se s’duhet harruar as premtimin për liberalizimin e vizave.

“Duhet vendosur afati i fundit! Dhe të mos harrojmë as premtimin për liberalizimin e vizave…”, ka shkruar Pacolli.

/GazetaSinjali/