Ministri i Jashtëm në largim, Behgjet Pacolli, i pyetur se çka ka bërë si politikan për Kosovën, ka dhënë një përgjigje të çuditshme.
“Asgjë s’kam përfitu nga Kosova, çdo që gjë është fitu nga kompanitë e mia është ardhë në Kosovë”, ka thënë Pacolli në T7, transmeton Gazeta Sinjali.
“S’kam përfitu asgjë, ai që thotë se kam përfituar është njeri i keq. Kam ndërtu fabrika me fondet e mia…”, tha Pacolli.
Pacolli ka sjellur vetëm dy njohje për Republikën e Kosovës gjatë mandatit të tij si Ministër i Jashtëm./Gazeta Sinjali/