image Pacienti kanosi dhe tentoi ta sulmonte infermierën në Fushë-Kosovë

Detaje/ Pacienti kanosi dhe tentoi ta sulmonte infermierën në Fushë-Kosovë

news image

Dje në Fushë-Kosovë, policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore sepse ka kanosur dhe tentuar ta sulmojë fizikisht një infermiere, përderisa ajo po kryente punën e saj.

I dyshuari këtë veprim kishte tentuar ta bëntë në shenjë pakënaqësie.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti derisa kishte  kërkuar ndihmë mjekësore në shenjë pakënaqësie, duke tentuar ta sulmojë fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër–infermiere. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, tha policia./ Gazeta Sinjali/