image Pa maska dhe pa distancë/ Deputetët e LVV-së nuk i njohin masat antiCOVID

Politikë

Pa maska dhe pa distancë/ Deputetët e LVV-së nuk i njohin masat antiCOVID

news image

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale dhe partitë politike po vazhdojnë fushatën e tyre në qytete të ndryshme të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, jo çdo herë partitë po respektojnë masat antiCOVID të vendosura nga Qeveria. Një gjë e tillë është bërë edhe nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Lipjanit, Adnan Rrustemi.

May be an image of 13 people, people standing and indoor

Në disa fotografi të postuara në Facebook nga vet Rrustemi shihet se në takimin e fundit me disa qytetarë të Lipjanit, nuk është respektuar distanca e as nuk janë vendosur maskat, ndonëse ky takim është mbajtur në ambient të mbyllur.

May be an image of 8 people, people standing and indoor

Pjesë e këtij takimi madje kanë qenë edhe deputetet e LVV-së, Adriana Matoshi dhe Fitore Pacolli, por siç duket as për këto të fundit respektimi i rregullave antiCOVID nuk ka qenë i rëndësishëm./Gazeta Sinjali/

May be an image of 3 people
May be an image of one or more people, people standing and indoor
May be an image of 5 people, people standing and indoor