image Ozil: Ronaldo është më i miri i të gjitha kohërave, të fitoje El Classicon ishte si një 'orgazëm'

Futboll

Ozil: Ronaldo është më i miri i të gjitha kohërave, të fitoje El Classicon ishte si një ‘orgazëm’

news image

Ish-mesfushori sulmues i Arsenalit dhe Real Madridit, Mesut Ozil, ka folur për mposhtjen e Barcelonës si dhe ka cilësuar Cristiano Ronaldon si më të madhin e të gjitha kohërave.

Ozil njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në fillim të kësaj jave në moshën 34-vjeçare. Reprezentuesi gjerman gëzoi një karrierë të madhe për më shumë se 15 vjet, e veçuar nga një periudhë e suksesshme në Real Madrid. Ozil ishte një pjesë e rëndësishme e skuadrës madrilene kur fitoi La Ligën me totalin e pikëve më të larta në histori të kampionatit spanjoll.

Ozil foli për karrierën e tij në një intervistë të gjerë me Marcan dhe zbuloi qëndrimin e tij për debatin e më të mirit ndonjëherë.

“Ishte shumë argëtuese të luaja me Cristiano Ronaldon, i cili për mua është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Të dy e kuptuam shumë mirë njëri-tjetrin në fushë, ishte perfekte. Unë u përfshija në aksion dhe ai shënonte. Dhënia e asistimeve për një lojtar që pothuajse nuk humbi kurrë ishte një dhuratë”, deklaroi Ozil.

Ozil u shpreh edhe për rivalitetin e fortë mes Madridit dhe Barcelonës: “Sot El Clasico ka humbur intensitetin dhe emocionet, do të thosha. Të mposhte Barcelonën në atë kohë ishte si një orgazëm, sepse ishin ndeshje tepër të forta”, përfundoi ai.

Ozil ishte lideri i La La Ligës në asistime për tre sezone radhazi, duke numëruar 47 në tre sezonet e tij të para në Madrid. Gjermani u përshëndet si një nënshkrim masiv për Arsenalin në vitin 2013 dhe fitoi katër Kupa FA në veri të Londrës. Ai e përfundoi karrierën e tij në Stamboll Basaksehir, ku bëri vetëm katër paraqitje në ligë këtë sezon.

/GazetaSinjali/