Më në fund, Mesut Ozil po largohet nga Arsenali dhe tashmë raportohet se është arritur edhe marrëveshja me Fenerbahcen, transmeton Sinjali Sportiv.
Ish-reprezentuesi i Gjermanisë besohet se ka arritur sot marrëveshje me gjigantin turk, teksa zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.
Mert Yuksektepe nga ‘beIN Sport’ i Turqisë shkruan se 32 vjeçari ka nënshkruar kontratë për tre vite e gjysmë.
Përveç te Arsenali, Mesut Ozil në të kaluarën ka luajtur edhe te Real Madridi, Werder Bremeni dhe Schalke 04. /Sinjali Sportiv/.