Mesut Ozil ka arritur marrëveshje për transferim te skuadra turke, Fenerbahce.
Ozil ka folur për transferimin e tij, duke thënë se është shumë i lumtur dhe falënderues që i është mundësuar ky transferim, shkruan Sinjali Sport.
“Unë jam shumë i emocionuar. Kjo shihet qartë nga fjalimi im. Unë jam nga Fenerbahce. Unë jam shumë i lumtur. Si nxënës i Fenerbahces, Allahu e bëri të mundur që ta vesh këtë fanellë. Do të bëjë çfarë do që është e mundur”, deklaroi Ozil.
Futbollisti pritet t’i nënshtrohet nesër testeve mjekësore.