Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Emmanuel Macron pasi sipas projeksioneve ai ka fituar mandatin e dytë si president i Francës.
Osmani ka thënë se mbështetja e Francës është kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.
“Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe. Mbështetja e Macron është kyçe në rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike”, ka shkruar Osmani në një postim në Twitter.
Rezultatet në zgjedhjet presidenciale franceze kanë dalë dhe presidenti aktual Emmanuel Macron, ka siguruar një mandat të dytë me 58% të votave, tregojnë projeksionet. Ndërkohë Marine Le Pen ka marrë 42% të votave.