Presidentja Vjosa Osmani ka uruar festën e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët katolikë.
Ajo tha se edhe këtë vit festa e Krishtlindjes po kremtohet në rrethana sfiduese, ndaj ka nevojë për besim të ndërsjellë, mirëkuptim dhe respekt.
“Mirësia, afërsia dhe solidariteti duhet të reflektohen në raport me njëri-tjetrin, duke shtrirë dorën e ndihmës posaçërisht për njerëzit në nevojë. Krishtlindja është simbol i fitores së jetës mbi vdekjen, ndaj duhet të jetë inkurajim për jetën, tolerancën e harmoninë ndërnjerëzore, virtyt, të cilin e ka traditë të moçme populli ynë. Shëndet, mbarësi, paqe e lumturi për secilën familje! Për shumë mote, Gëzuar!”, ka shkruar Osmani./GazetaSinjali/