image Osmani uron besimtarët e krishterë: Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, gëzuar për shumë mot

Kosovë

Osmani uron besimtarët e krishterë: Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, gëzuar për shumë mot

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.

Osmani në urimin e saj tha Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti.

“Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm. Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë. Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje! Gëzuar për shumë mot!”, thuhet në urimin e presidentes.

/GazetaSinjali/