image Festa e Krishtlindjeve, këto janë organizimet që do të mbahen sot në Prishtinë

Kosovë

Festa e Krishtlindjeve, këto janë organizimet që do të mbahen sot në Prishtinë

news image

Me rastin e Krishtlindjeve, sot në Prishtinë do të mbahen organizime të ndryshme.

Më fillim prej orës 18:00 te Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Ipeshkvia Prizren-Prishtinë do të organizojë pritje solemne të Krishtlindjes.

Ndërsa, nga ora 23:30 do të mbahet programi për Krishtlindje.

Mesha solemne e Krishtlindjeve do të mbahet nga ora 24:00 nën udhëheqjen e Imzot Dodë Gjergji.

/GazetaSinjali/