image Osmani takon presidentin e Republikës Dominikane, diskutojnë për raportet ndërshtetërore

Politikë

Osmani takon presidentin e Republikës Dominikane, diskutojnë për raportet ndërshtetërore

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka takuar presidentin e Republikës Dominikane, Luis Abinader.

Sipas asaj çfarë shkruan presidentja Osmani në rrjetin social Facebook, në këtë takim është diskutuar për raportet miqësore dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Forcimi i pozitës ndërkombëtare është një prej shtyllave kryesore strategjike të politikës tonë shtetërore“, ka shkruar presidentja Osmani.

Tutje presidentja Osmani shtoi se me Presidentin Abinader u dakorduan për ta avancuar partneritetin duke i afruar kështu edhe më shumë dy vendet tona.

/GazetaSinjali/