image Broja pëson lëndim të rëndë në miqësore, mund të humbasë sezonin

Futboll

Broja pëson lëndim të rëndë në miqësore, mund të humbasë sezonin

news image

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe i Chelseas, Armando Broja ka pësuar një lëndim të rëndë.

Londinezët kanë zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Aston Villas, përpara rikthimit të Premier League pas përfundimit të Botërorit.

‘Blutë’ humbën miqësoren me rezultat minimal 1-0, por lajmi më i keq për klubin ishte lëndimi i sulmuesit Armando Broja.

Sulmuesi shqiptar pësoi një lëndim serioz duke u munduar të bëjë presion tek mbrojtësi kundërshtar, afër zonës së portierit.

Nga reagimi i shqiptarit u kuptua se ishte i dhimbshëm, duke bërë që të largohet nga fusha me barelë dhe spekulohet se mund të mungojë disa muaj.

Ende nuk dihet se sa do të jetë shkalla e lëndimit dhe se klubi londinez mund të dalë së shpejti me ndonjë përditësim të ri.

/GazetaSinjaliSport/