image “Besa-Besë”, Kosova pritet me ovacione nga bashkatdhetarët në Zvicër (VIDEO)

Futboll

“Besa-Besë”, Kosova pritet me ovacione nga bashkatdhetarët në Zvicër (VIDEO)

news image

Kombëtarja e Kosovës tanimë ka mbërritur në Zvicër, ku u mirëprit nga shumë mërgimtarë që kënduan këngën “Besa – Besë”, shkruan Sinjali Sport.

Videon e mbërritjes në Zvicër e ka shpërndarë Federata e Futbollit të Kosovës.

“Dardanët priten me ovacione nga bashkëatdhetarët tanë në Cyrih”, është mbishkrimi sipër videos.

Nesër me fillim nga ora 18:00, “Dardanët” do të përballen me Zvicrën.

E veçanta e kësaj miqësore është se edhe në anën e zviceranëve ka shumë lojtarë shqiptarë si: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e shumë të tjerë.

/GazetaSinjaliSport/