image Zvicër - Kosovë: Përballja më miqësore, fitorja synimi i vetëm nga dy palët

Futboll

Zvicër – Kosovë: Përballja më miqësore, fitorja synimi i vetëm nga dy palët

news image

Sot nga ora 18:00 do të zhvillohet përballja më miqësore në botën e futbollit, ajo mes Kosovës e Zvicrës. Përveç emocioneve të mëdha që do të shkaktojë ky takim, të dyja ekipet synojnë fitore dhe vetëm fitore, shkruan Sinjali Sport.

Kombëtarja e Kosovës sot për herë të parë do të luajë kundër shqiptarëve më të famshëm, yjeve kryesorë të Zvicrës – Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Andi Zeqiri.

Por pavarësisht lidhjes së fortë të dy shteteve, të dy palët synojnë fitore. Një gjë të tillë e tha vetë Shaqiri në një konferencë për shtyp.

“Është një lojë e mrekullueshme për të gjithë, ka edhe disa lojtarë kosovarë që janë rritur në Zvicër, kanë luajtur për Zvicrën. Personalisht po përgatitem si për çdo takim tjetër. Unë kam luajtur më parë këtë lloj ndeshjeje. Do të jetë emocionale po, por unë dua të fitoj. Jam shumë mirë me këtë: do të fokusohem vetëm në fushë, me objektivin kryesor që të bëj një paraqitje të mirë”, u shpreh Shaqiri.

Madje trajneri i Zvicrës, Murat Takin, ka kërkuar nga Shaqiri, Xhaka e Zeqiri t’i menaxhojnë emocionet e tyre.

Emocione do të ketë edhe nga lojtarët e Kosovës, disa prej të cilëve janë lindur e rritur në Zvicër, por kanë zgjedhur t’i përfaqësojnë “Dardanët”.

Pavarësisht respektit të madh ndaj Zvicrës, edhe “Dardanët” synojnë fitoren kundër “Helvetikëve”.

Vedat Muriqi dhe lojtarët e tjerë dje kanë mbërritur në Cyrih, ku edhe kanë mbajtur seancë stërvitore.

Lojtarët e Kosovës pritet ta kenë një mbështetje të madhe nga tifozët në tribuna pasi stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë, shumica prej tyre shqiptarë.

Kosova në ndeshjen e fundit tregoi një performancë të shkëlqyer kundër Burkina Fasos, e cila përfundoi me rezultat 5:0, ndërsa Zvicra u mposht nga Anglia me rezultat 1:2.

/GazetaSinjaliSport/