image Osmani takon edhe kryetarin e KQZ, flasin për zgjedhjet në Veri dhe zëvendësimin e deputetëve

Politikë

Osmani takon edhe kryetarin e KQZ, flasin për zgjedhjet në Veri dhe zëvendësimin e deputetëve

news image

Presidenja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar sot kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Në njoftimin e bërë nga Presidenca, temë diskutimi ishte shpallja dhe organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Veri të vendit, si dhe zëvendësimi i deputetëve që kanë dhënë dorëheqje.

“Në këtë takim, Presidentja ka theksuar se janë duke u ndërmarrë hapat e nevojshëm për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Ajo tha se së shpejti subjektet politike do të ftohen për konsultime përpara se të caktohet data e zgjedhjeve, brenda afatit ligjor”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Në fund, thuhet se Radoniqi e ka informuar Osmanin se KQZ i ka kapacitetet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në veri të vendit.

/GazetaSinjali/