image Osmani takohet me Nancy Pelosin: ShBA-ja është aleati dhe partneri strategjik i Kosovës

Politikë

Osmani takohet me Nancy Pelosin: ShBA-ja është aleati dhe partneri strategjik i Kosovës

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi.

Këtë e ka bërë të ditur Presidenca në një komunikatë të lëshuar për media.

“Presidentja Osmani falënderoi Kryetaren Pelosi për mbështetjen e saj ndaj Kosovës për dekada me radhë, e sidomos në kohën kur Kosova kishte më së shumti nevojë përgjatë procesit të arritjes së lirisë e shtetësisë. Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri më strategjik i Republikës së Kosovës dhe e njoftoi Kryetaren Pelosi për rreshtimin e qartë të Kosovës me politikat amerikane, në veçanti sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjes ndaj Ukrainës”, thuhet në komunikatë.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani dhe Kryetarja Pelosi diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, si dhe për mundësitë për thellim të bashkëpunimit për t’i kapërcyer sfidat e përbashkëta në rajon dhe arenën ndërkombëtare.

Në fund të takimit, Osmani e ftoi Kryetaren Pelosi që ta vizitojë Kosovën, duke e vlerësuar se një vizitë e tillë do kontribuonte edhe më tej në avancimin e raporteve të shkëlqyeshme e të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

/GazetaSinjali/