Mëngjesin e sotëm, presidentja Vjosa Osmani, ka bërë sot homazhe para varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e Ditë së Çlirimit, për të cilin tha se është arkitekt i pavarësisë.
“Më 12 qershor të vitit 1999, të gjitha forcat serbe u larguan nga Kosova, Pas krimeve te llahtarshme që kishin kryer ndaj popullatës civile në Kosovë, dhe në Kosovë hyn forcat e NATO-s dhe UÇK, si dhe u rikthyen civilët që ishin detyruar të largoheshin për shkak të dëbimit masiv dhe spastrimit etnik ndaj Kosovës”, tha ajo.
Osmani shprehi falënderim për kontributin e të gjithë qytetarëve të Kosovës që sot falë tyre gëzohet liria.
Mes tjerash ajo deklaroi se: “filluam duke nderuar arkitektin e pavarësisë, i cili mbi të gjitha e bëri të qartë vullnetin e popullit të Kosovës edhe para gjithë botës, duke ndërtuar ura miqësie, të cilat edhe sot e kësaj ditë i shërbejnë Republikës së Kosovës për të ecur përpara”.