image Osmani: Qeveria Haradinaj dha para për ta shpërblyer Serbinë me territor të Kosovës

Politikë

Osmani: Qeveria Haradinaj dha para për ta shpërblyer Serbinë me territor të Kosovës

news image

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka shkruar se Qeveria Haradinaj ka harxhuar para të taksapaguesve kosovarë për të lobuar për ndryshimin e kufijve.

Osmani, përmes një reagimi në Twitter ka thënë se qeveria e kaluar ka paguar për një lobim që do ta shpërblente Serbinë me territor të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Qeveria e mëparshme harxhoi para të taksapaguesve për të lobuar për “ndryshimin territorial”, d.m.th. për ta “shpërblyer” Serbinë me territor të Kosovës, për veprimet e saj gjenocidale kundër popullit tonë”, ka shkruar ajo.

Osmani ka thënë se disa prej atyre që ishin në krye të kësaj, po duan të kthehen në qeverisje përsëri.

“Disa nga ata që janë në krye të këtij turpi dëshirojnë të kthehen dhe të na qeverisin përsëri”, përfundoi ajo, duke bashkangjitur një raportim. /Gazeta Sinjali/