image Osmani përmes një letre kërkon nga Biden ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kosovë

Osmani përmes një letre kërkon nga Biden ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes së cilës kërkon ndihmën e SHBA-së për t’u anëtarësuar në NATO.

Osmani në letër ka theksuar se në këtë kohë sfiduese, SHBA-ja mund të vazhdojë të llogarisë në shtetin e Kosovës si mike dhe aleate e përkushtuar, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë kohë sfiduese, dhe si gjithmonë, Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të llogarisin në Republikën e Kosovës si një mike dhe aleate e përkushtuar dhe si një vend që do të mbrojë interesat tona të përbashkëta”, thuhet në letër.

Tutje Osmani e ka bërë të qartë synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, si prioritet kryesor i sigurisë kombëtare.

Integrimi euroatlantik ka qenë gjithmonë synimi ynë, por sot – në dritën e ngjarjeve të paprecedentë në kontinentin evropian – është prioriteti ynë kryesor i sigurisë kombëtare. Evropa po përballet me kohërat më të errëta dhe më të rrezikshme që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ndërsa ne ndajmë qëllimin e përbashkët për mbrojtjen dhe promovimin e sigurisë globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është bërë imperativ. Argumentet që kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO shpërfillin imperativat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe nuk i shërbejnë interesit të botës së lirë demokratike, e cila është nën rrethimin në rritje nga tendencat autoritare dhe politikat e tyre agresive”, ka thënë ajo.

Tutje Osmani thotë se Kosova e ka dëshmuar vazhdimisht se si dhe pse e meriton anëtarësimin në NATO.

Pa dyshim, Republika e Kosovës ka dëshmuar vazhdimisht se si dhe pse e meriton, beson plotësisht dhe duhet të jetë anëtare e plotë e familjes euroatlantike të kombeve. Vendi im dhe qytetarët e tij kanë luftuar për dekada jo vetëm për lirinë, por për vendin tonë të merituar në familjen e kombeve euroatlantike, si një partner i besueshëm dhe i aftë në ndërtimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e paqes dhe demokracisë. Kosova është vendi më pro amerikan dhe pro NATO-s në botë. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, Kosova mbetet e përjashtuar nga procesi, marrëveshjet dhe programet e zgjerimit të NATO-s, siç është Partneriteti për Paqe (Pfp) dhe ende nuk është bërë anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut (AS)”, thuhet në letrën e Osmanit.

Letra e plotë:

/GazetaSinjali/