Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rikonfirmuar përkrahjen e vendit tonë për vendet e rajonit të cilat tash e disa ditë janë përfshirë nga zjarret, shkruan Gazeta Sinjali.
Osmani i ka cilësuar zemërthyese pamjet e zjarreve siç i quan ajo të egra nga Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia.
“Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin, imazhet nga Shqiperia, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese.”
“Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Tutje, ajo rikujtoj se zjarrfikësit dhe trupat e FSK -së mbrëmë u vendosën në Shqipëri për të ndihmuar në luftimin e zjarreve.
As wildfires continue to spread throughout the region, the images from ???????????????????????? are heartbreaking.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 10, 2021
Last night, our KSF troops & firefighters were deployed to ???????? to help fight the fires.
Our thoughts are with all those affected. ???????? stands ready to assist our friends & partners.