image Osmani mirëpret Rezolutën për Ukrainën: Kosova qëndron në anën e lirisë

Politikë

Osmani mirëpret Rezolutën për Ukrainën: Kosova qëndron në anën e lirisë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke folur për vendimin e Kuvendit të Kosovës, për miratimin e Rezolutës në mbështetje të Ukrainës tha se një vendim i tillë është i mirëpritur.

Osmani tha se Kuvendi i Kosovës foli me një zë, teksa ka falënderuar të gjithë deputetët për votimin.

Po ashtu, presidentja Osmani ka shkruar se Kosova qëndron me Ukrainën, sepse qëndron në anën e lirisë.

“Sot, Kuvendi i Kosovës foli me një zë. U dëshmua se përballë hegjemonive që cenojnë liritë më fundamentale njerëzore e që shkelin të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, sovran e në përputhje me vlerat demokratike, ne gjithmonë qëndrojmë të bashkuar dhe në anën e drejtë të historisë. Falënderoj të gjithë deputetët të cilët e fuqizuan edhe mëtej qëndrimin tashmë të shprehur nga Kosova lidhur me dënimin e agresionit rus në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë dhe hapjen e dyerve për refugjatët nga Ukraina. Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë! #WeStandWithUkraine”, ka shkruar Osmani.

/GazetaSinjali/