image Osmani për masakrën e shqiptarëve në veri: Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë tmerrin e 3-4 shkurtit të vitit 2000

Sociale

Osmani për masakrën e shqiptarëve në veri: Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë tmerrin e 3-4 shkurtit të vitit 2000

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka përkujtuar masakrën ndaj 10-të shqiptarëve në veri të Mitrovicës, ndërmjet 3-4 shkurtit të vitit 2000.

Osmani tha se Mitrovica nuk do ta harrojë tmerrin e asaj date, ku kishte të vrarë edhe pleq, gra e fëmijë.

Po ashtu, Vjosa Osmani ka shkruar se kujtimi për ta do të rëndojë mbi ndërgjegje derisa autorët e kësaj masakre të dalin para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë tmerrin e 3-4 shkurtit të vitit 2000, kur u vranë 10 qytetarë të saj, në mesin e të cilëve edhe pleq, gra e fëmijë.

Kujtimi për ta do të rëndojë ende mbi ndërgjegjet tona, derisa autorët, pjesë të bandave kriminale të nxitura nga Serbia, të dalin para drejtësisë.

25 të plagosur nga ajo natë dhe 1664 familje të dëbuara me gati 12 mijë anëtarë nga ajo pjesë janë dëshmi e natës së trishtë, kur ata pësuan vetëm pse ishin shqiptarë por edhe dëshmi se spastrimi etnik ndaj shqiptarëve në veri të vendit vazhdoi edhe pas luftës.

Ngjarje të tilla mos u përsëritshin kurrë, teksa kujtimi për të vrarët qoftë i përhershëm!

/GazetaSinjali/