image Osmani për komunitetin LGBTIQ+: Gjithsecili ka të drejtën njerëzore për të zgjedhur kë të dojë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Osmani për komunitetin LGBTIQ+: Gjithsecili ka të drejtën njerëzore për të zgjedhur kë të dojë

news image

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova i bashkohet botës në shënimin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo ka thënë se kjo datë është për të na kujtuar nevojën që gjithsecilit duhet t’i respektohet e drejta e zgjedhjes së personit që do ta dashurojë.

“Kjo datë e rëndësishme është një kujtesë e nevojës për të respektuar të drejtën njerëzore të gjithsecilit për të zgjedhur kë të dojë”, shkroi ajo në Twitter.

Për nderë të kësaj dite, objekti i Qeverisë së Kosovës ka marrë ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBTIQ+./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: