image Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës merr ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBTIQ+ - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës merr ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBTIQ+

news image

Sot, më 17 maj, është shënuar Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, raporton Gazeta Sinjali.

Për të vazhduar traditën edhe sivjet objekti i Qeverisë së Kosovës ka marrë ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBTIQ+.

“Edhe këtë vit, siç është bërë tashmë traditë, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet me ngjyrat e flamurit shumëngjyrësh për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, kështu duke u solidarizuar me personat LGBTIQ+. Së bashku rezistojmë, mbështesim, shërojmë. Gëzuar IDAHOBIT!”, thuhet në faqen e OJQ-së “Cel Kosovo”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: