Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se askush nuk duhet ta quajë ish-presidentin Hashim Thaçi “zagar të amerikanëve”, pavarësisht dallimeve politike që kanë pasur.
Në një intervistë për gazetën e famshme gjermane “Der Spiegel”, Osmani tha se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk varen nga përfaqësuesit politikë.
Duke folur për situatën në Kosovë, “Der Spiegel” ka pyetur Osmanin nëse ka ardhur koha që Kosova të emancipohet nga ShBA-ja, në një kohë kur “presidenti Thaçi, shpeshherë i shpotitur si zagar në prehër të amerikanëve, gjendet në burg në Hagë.”
Me gjithë dallimet politike që ajo tha Thaçi kanë pasur, e para e vendit tha se askush nuk ka të drejtë ta quaj ish-presidentin ashtu, duke shtuar se ai ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike.
“Përkundër krejt diferencave politike që mund t’i kemi pasur me Thaçin, askush nuk do të duhej ta quante atë ‘zagar të amerikanëve’. Thaçi ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike. Sa i përket marrëdhënieve me SHBA-në: ato nuk varen nga personeli udhëheqës politik. Ato janë një lidhje e veçantë, që na mbajnë bashkë. Ne nuk e harrojmë rolin e amerikanëve në Kosovë në vitet 90-të”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/