image Osmani për dialogun: Do të përkushtohemi, por mos të harrojmë se me kë kemi punë

Politikë

Osmani për dialogun: Do të përkushtohemi, por mos të harrojmë se me kë kemi punë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë me një konferencë për media ku ka folur për çështje të ndryshme, ndër to edhe për dialogun me Serbinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo u pyet se a e sheh afër një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Institucionet e Kosovës e kanë njoftuar Bashkimin Evropian që ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në dialog, qoftë në nivel të kryeministrit, qoftë në nivel të kryenegociatorit apo në nivele tjera sa herë të ftohemi nga Bashkimi Evropian. Tani që nuk do të ketë zgjedhje në të dyja shtetet mund të ketë intensifikim të procesit. Përderisa unë mund të garantoj për vullnetin e qartë të Republikës së Kosovës, unë nuk mund të garantoj se si do të sillet Serbia. Pra, përkushtim i plotë nga ana jonë, po mos të harrojmë se me kë kemi punë”, tha ajo.

“Shpresoj që presioni i bashkësisë ndërkombëtare të kthehet tek Serbia, për të kërkuar nga ta dëshmi konkrete se janë proevropian, deri më tani e kemi parë të kundërtën”, u shpreh Osmani.

Kujtojmë që sot janë bërë një vit prej që Osmani është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës.

/GazetaSinjali/