image Osmani pas takimit me homologun slloven: Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje me Kosovën

Politikë

Osmani pas takimit me homologun slloven: Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje me Kosovën

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu slloven, Borut Pahor, kanë dalë në konferencë të përbashkët për media, pas takimit që kanë mbajtur.

“Raportet me Slloveninë janë shumë miqësore. Sllovenia e ka mbështet Kosovën në rrugën për pavarësi, jemi të interesuar ta thellojmë këtë bashkëpunim në siguri, shëndetësi e tema tjera. Kosova e ka rrugën e qartë drejt NATO-s e BE-së. Duhet ta potencoj që liberalizimi i vizave është vonuar dhe e dëmton kredibilitetin e BE-së. Presidentit Pahor i kërkoj mbështetje për liberalizimin e vizave”, ka thënë Osmani.

“Kosova ka qenë pala konstruktive, Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje me Kosovën, njohja reciproke. Fqinji ynë verior nuk e do një Ballkan të qetë“, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/