image Osmani: Nëse dëmtohet Kosova, Maqedonia e Veriut tërhiqet nga ‘Ballkani i Hapur’

Politikë

Osmani: Nëse dëmtohet Kosova, Maqedonia e Veriut tërhiqet nga ‘Ballkani i Hapur’

news image

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka deklaruar se Maqedonia e Veriut do të tërhiqet nga nisma e Ballkanit të Hapur nëse sipas tij dëmtohet Kosova. 

Osmani thotë se nisma e Ballkanit të Hapur ka për qëllim eliminimin e barrierave dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes shteteve. 

“Nëse dikush më dëshmon që me Ballkanin e Hapur dëmtohet drejtpërdrejt interesi i Kosovës, ja ku po e them publikisht se Maqedonia e Veriut nuk do të qëndrojë asnjë minutë në atë iniciativë. Nuk ndërtojmë ne interesin tonë në kundërshtim me interesin e Kosovës”, u shpreh Osmani.

/GazetaSinjali/