image Osmani në Shqipëri tregon se për çfarë ka mbajtur shpresa në Ramën

Politikë

Osmani në Shqipëri tregon se për çfarë ka mbajtur shpresa në Ramën

news image

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot ajo është pritur në takim nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin më pas dolën në një konferencë për media.

Gjatë kësaj konference Osmani tha se kur të takohet nesër me Ramën do t’i përsëris atij qëndrimin e saj për mini-shengenin.

“Sa i përket mini-shengenin kam të njëjtin qëndrim që kam pasur edhe gjatë vitit 2019, të njëjtin ja kam përcjellë kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë gjatë muajit nëntor dhe do ta përsërisë të njëjtën gjë edhe nesër”, tha ajo.

Osmani tha se ka pasur shpresa që Edi Rama do të largohet nga ky projekt, por që sipas saj ndodhi e kundërta.

“Shpresa ka qenë që ne ta bindim Ramën se ky projekt nuk është në të mirë të Kosovës por as të Shqipërisë, por si duket ai e bindi kryeministrin Hoti që të nënshkruaj një marrëveshje që i referohet kësaj marrëveshje”, ka thënë Osmani./Gazeta Sinjali/