image Osmani në Shqipëri: Ideja për ndryshimin e kufijve s'ka vdekur, mund të kthehet pas një kohe

Politikë

Osmani në Shqipëri: Ideja për ndryshimin e kufijve s’ka vdekur, mund të kthehet pas një kohe

news image

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, Osmani doli në një konferencë për media e shoqëruar nga presidenti shqiptar.

Gjatë kësaj konference ndër të tjera Osmani tha se ideja e ndryshimit të kufijve nuk ka vdekur, sipas saj, kjo ide mund të rikthehet pas një kohe.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë tre ditore në Shqipëri.

“Kjo vizitë jo vetëm që do ti rikonfirmojë jo vetëm raportet vëllazërore në mes të dy vendeve sepse nuk do t’i quaja ashtu, por raporte mes motrave sepse ashtu janë më të sinqerta. Në të njëjtën kohë po shohim se si t’i eliminojmë barrierat sado të vogla që mund të jenë në mes të shteteve”, ka thënë ajo.

Në Shqipëri Osmani foli edhe për zhvillimet e fundit në Kosovës rreth akuzave të ngritura ndaj ish-eprorëve politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë rast dhe ngjarje të tilla, Osmani tha se Kosova ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë, që ajo të bëhet zëri i Kosovës, ku kjo e fundit nuk ka zë.

“E vërteta është se në Kosovë është Serbia ajo që ka kryer gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sepse nuk ka ndonjë të vërtetë tjetër dhe këtë e ka parë e gjithë bota. Ne sërish kemi nevojë për ndihmën e madhe të Shqipërisë dhe që të jetë zëri ynë aty ku ne nuk kemi zë. Ne diskutuam me presidentin se si mund t’i avancojmë këto diskutime për të ardhmen e vendit tonë. Kosova ende nuk ka ulëse në shumë organizata të mëdha ndërkombëtare”, ka thënë më tutje ajo.

Ndërsa, sa i përket idesë së ndryshimit të kufijve, Osmani tha se kjo ide nuk ka vdekur dhe e njëjta mund të rikthehet sërish.

“E falënderova presidentin Meta edhe për qëndrimin e tij rreth idesë së rrezikshme për ndryshim të kufijve. Sado që mund të quhet një ide e vdekur, pas një kohe mund të rikthehet në tavolinë, prandaj është e rëndësishme një zë i fuqishëm si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë që kjo ide të kundërshtohet”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/