image Osmani: Rusia nëpërmjet Serbisë synon destabilizimin e rajonit

Politikë

Osmani: Rusia nëpërmjet Serbisë synon destabilizimin e rajonit

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ajo thotë se së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla, diskutuan në një numër panelesh e tryezash dhe takuam përfaqësues të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Presidentja thotë se në të gjitha këto organizime si dhe takime e diskutime bilaterale, përçuan mesazhin se Kosova është shembull i shkëlqyeshëm i kontributit për paqe e stabilitet në rajon, duke kryer njëkohësisht një sërë reformash brenda vendit të cilat po përkrahen fuqishëm nga qytetarët por edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Postimi i saj:

Ishin tri ditë intensive në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku së bashku me Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Gërvalla, diskutuam në një numër panelesh e tryezash dhe takuam përfaqësues të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare.

Në të gjitha këto organizime si dhe takime e diskutime bilaterale, përçuam mesazhin se Kosova është shembull i shkëlqyeshëm i kontributit për paqe e stabilitet në rajon, duke kryer njëkohësisht një sërë reformash brenda vendit të cilat po përkrahen fuqishëm nga qytetarët por edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Përkushtimin tonë në procesin e integrimit në struktura euro-atlantike, përtej aspektit deklarativ, po e dëshmojmë me veprime konkrete, prandaj është imperative që e ardhmja e vendit tonë në këto struktura të garantohet duke pasur parasysh ndikimin çdo ditë e më të madh të Rusisë, nëpërmjet Serbisë që ka për qëllim destabilizimin e rajonit.

Në takime me presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, ministra të mbrojtjes, senatorë, udhëheqës të organizatave ndërkombëtare e përfaqësues të shoqërisë civile, gjithnjë synojmë avancimin e raporteve me shtete të tjera dhe shtyrjen përpara të interesave të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

Kosova ka miq të shumtë në botë, e këto miqësi vetëm sa do t’i shtojmë e do t’i thellojmë.

/GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme