image Osmani në Gjermani, nga Presidenca japin detajet

Politikë

Osmani në Gjermani, nga Presidenca japin detajet

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka udhëtuar për në Gjermani, ku është ftuar nga homologu i saj gjerman, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo do të qëndrojë dy ditë dhe përveç presidentit, do të takojë edhe ministrin e jashtëm gjerman Heiko Maas.

Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do të takohet me Odën e bizneseve gjermane, Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) dhe përfaqësues të mërgatës.

Ndërkaq në Universitetin Humboldt, Presidentja Osmani do ta mbajë një ligjëratë me temën: Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat.

Osmani dje me partitë politike ka mbajtur takim konsultativ në lidhje me shtyerjen e zgjedhjeve. Pas takimi, në një konferencë për media, Osmani tha se data e zgjedhjeve mbetet siç ka qenë.

/GazetaSinjali/