image Osmani: Kosova dhe Britania vazhdojnë përpjekjet për të siguruar paqe dhe stabilitet në gjithë kontinentin

Politikë

Osmani: Kosova dhe Britania vazhdojnë përpjekjet për të siguruar paqe dhe stabilitet në gjithë kontinentin

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka thënë se në takim u rikonfirmua bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Së bashku, ne riafirmuam vendosmërinë tonë për të ndërtuar mbi bashkëpunimin tonë të shkëlqyer të mbrojtjes dhe sigurisë, dhe për të vazhduar përpjekjet tona për të siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në të gjithë kontinentin tonë”, ka thënë ajo.

Ministri Heappey ka do të realizojë takim edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

/GazetaSinjali/