image Osmani: Hoti iu referua Kosovës sikurse Serbia dhe Rusia

Politikë

Osmani: Hoti iu referua Kosovës sikurse Serbia dhe Rusia

news image

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se kundërshton argumentimin e kryeministrit Avdullah Hoti për heqjen e reciprocitetit.

Ajo tha se nuk mund të quhet pengesë, por veprim ekuivalent kur një shtet ballafaqohet me një padrejtësi nga një shtet tjetër.

“Nëse Serbia s’është e kënaqur nga një veprim i Kosovës atëherë duhet të heqë dorë nga një veprimi i saj. Reciprociteti me Serbinë s’ka qenë asnjëherë për bllokimin e dialogut, por për sovranitet”.

“Çka thonë miqtë tanë dhe armiqtë tanë për reciprocitetin? Miku jonë, presidenti amerikan Trump thotë se fjala e tij e preferuar është reciprociteti. Sarkozi thoshte se në një Europë që është e hapur ndaj globalizimit duhet të ekzistojë edhe reciprociteti. Ai thoshte: “Dua reciprocitet sepse dua ta hapi tregun dhe nëse unë e hapi tregun është sepse kërkoj barazi”, ka deklaruar ajo.

Osmani, për më tepër, tha se kryeministri iu referua Kosovës njëjtë si Rusia dhe Serbia.

“Çka thonë Serbia dhe Rusia? Si na quajnë neve ata? Konflikt i ngrirë. Kush e quajti Kosovën konflikt i ngrirë sot? Kryeministri i vendit. Nga viti 2008, Kosova s’është konflikt i ngrirë. Konflikte të ngrira si në vendet e ish Bashkimit Sovjetik që se kanë statusin e zgjedhur. Është për keqardhje të krahasohen me Republikën sovrane të Kosovës. S’duhet lejuar të përdoret në këtë Kuvend”.

Osmani po ashtu shtoi se Kosovës i është mohuar edhe e drejta për t’u trajtuar barabartë shqiptarët në Serbi, sikurse serbët në Kosovë./GazetaSinjali/