image Osmani: Fuqia më e madhe e Kosovës qëndron të partneriteti

Politikë

Osmani: Fuqia më e madhe e Kosovës qëndron të partneriteti

news image

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ballafaqimi me të kaluarën është parakusht për paqen afatgjatë. Në Forumin e Paqes në Paris, derisa ka folur për luftën në Ukrainë, Osmani ka thënë se nuk duhet barazuar palët kur dihet qartë kush është agresori dhe kush viktima.

Osmani ka thënë se fuqia më e madhe e Kosovës qëndron të partneriteti, derisa ka folur edhe për luftën në Ukrainë, ka përmendur edhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë 23 vjet më parë.

Ajo ka thënë se për shkak të partneritetit dhe aleancave është sjell paqe dhe stabilitet për Ballkanin.

“Mund të mësojmë nga rasti i Kosovës, nga shembulli i Kosovës që fuqia jonë më e madhe qëndron te partneriteti, multilaterizmi funksionon por vetëm nëse bazohet në parime, në rregulla, e me më rëndësi nëse bazohet në vlera. Duhet të bëhemi bashkë, të bëhemi bashkë për të mbrojtur vlerat, parimet që kanë qeniet njerëzore dhe humanitetin duke marrë parasysh, vlerat njerëzore ku ajo për të cilën kujdesemi është më së pari mbrojtja e civilëve, ndalimin e shkatërrimit, këto janë vlerat që na shtynë përpara”, ka deklaruar Osmani.

E njëjta gjë në vitet e ’90-a kur lufta e Kosovës ishte ndalur nga NATO, kur NATO kishte ndalur gjenocidin, ishte e suksesshme sepse partneriteti ynë, partneriteti i vendeve demokratike në botë ishte i bazuar mbi vlerat, vlerat e mbrojtjes së viktimës nga agresori”, ka thënë Osmani.

Në Forumin e Paqes në Paris, Osmani ka thënë se në rastin e luftës në Ukrainë, njësor si në luftërat në ish Jugosllavi, dihet kush është agresori dhe kush viktima.

“Mësimi që duhet të nxjerrim është që nuk duhet të biem në kurthin e kësaj lojës-të dyja palët janë të njëjta. Sepse dëgjojmë shumë deklarata se si të dyja palët e provokojnë njëra tjetrën ose të dyja palët kanë faj për një luftë që ka qenë absolutisht e paprovokuar ndaj Ukrainës. Asnjëherë nuk do të duhej të përdorej kjo qasje e të dy palëve kur ka agresor të qartë e viktimë të qartë, siç kemi parë në luftërat e ish Jugosllavisë dhe siç e shohim sot edhe në luftën ruse ndaj Ukrainës”, ka thënë presidentja Osmani.

Sipas saj, gjëja e tretë që kemi mësuar është se ajo që është e detyrueshme, obligative, parakusht për paqen afatgjatë është ballafaqimi me të kaluarën dhe pastaj drejtësia.

/GazetaSinjali/