image Osmani: Fokusi për bashkëqeverisje është me VV-në

Kosovë

Zgjedhjet/ Osmani: Fokusi për bashkëqeverisje është me VV-në

news image

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku anëtarët unanimisht konfirmuan kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre.

Pas kësaj mbledhje, Osmani ka thënë se janë marrë vesh që në asnjë mënyrë të mos shkohet në koalicion me PDK-në.

“Sot, unanimisht Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar kundër çfarëdo koalicioni me PDK-në para ose pas zgjedhjeve”, tha ajo.

Më tej, ajo ka thënë se do të diskutojnë me VV-në për një koalicion të mundshëm parazgjedhor. Megjithatë, Osmani tha se posti i kryeministrit do të qëndrojë te LDK-ja.

“Këshilli e ka autorizuar kryetarin, nënkryetarin dhe mua të nominuar që të diskutojmë për koalicione potenciale parazgjedhore, por që udhëheqja e qeverisë të jetë nga LDK-ja. Fokusi ynë për bashkëqeverisje është me Vetëvendosjen dhe do të diskutojmë në ditët në vazhdim”, ka thënë ajo. /Sinjali