image Osmani flet anglisht para ambasadorëve: Kosova është e lirë dhe e pavarur falë miqve të saj

Kosovë

Osmani flet anglisht para ambasadorëve: Kosova është e lirë dhe e pavarur falë miqve të saj

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, para Pllakës Përkujtimore ku vendosi lule, dhe në prani të ambasadorëve të QUINT-it, foli anglisht duke kujtuar dhimbjen e kosovarëve dhe aleancën me miqt ndërkombëtar.

Kryetarja e Kuvendit, Osmani për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ka thënë se do të kujtohen të gjitha viktimat e luftës. Sipas saj, Kosova është e lirë dhe ka pavarësinë falë miqve të saj.

“Sot me këtë fjalim u drejtohem miqve tanë ndërkombëtarë për t’i falënderuar për çlirimin e vendit tonë. Sot do t’i kujtojmë të gjitha viktimat”.

“Kosova sot është e lirë ka pavarësinë e saj falë miqve ndërkombëtarë. I kujtojmë sot të gjitha viktimat e luftës, i kujtojmë 1 mijë e 133 fëmijë të vrarë”.

Komandanti i KFORI-it Michele Risi, ka falënderuar të gjithë të pranishmit si dhe shtetet që e kanë ndihmuar Kosovën në kohën kur kishte nevojë.

Më pas në oborrin e Kuvendit të Kosovës në ora 11:00 do të mbillen 1 mijë e 133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës./ Gazeta Sinjali/